Secondary Adv

30 per qind e familjeve shqiptare ne borxhe

 

Familjet shqiptare po përballen me më pak të ardhura. Papunësia e rritur i ka vënë familjet në vështirsësi për të paguar borxhet. Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi 1280 familje evidenton se 30% e tyre kanë një ose më shumë hua për të shlyer, ndërkohë që 34% e tyre e kanë marrë për të mbuluar nevojat për konsum.


Familjet shqiptare kanë marrë më shumë para borxh në gjashtëmujorin e dytë të 2014 për konsum. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi situatën financiare të familjeve ka nxjerë në pah faktin se 30% e familjeve kanë marrë një hua ose më shumë se një. Ndërkohë që konstatohet se ka rënë niveli i të ardhurave në një familje dhe janë rritur shpenzimet


Familjet shqiptare gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014 kanë marrë më shumë borxhe për konsum të përditshëm çka tregon se ecuria e ekonomisw wshtw e ngadaltë. Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin i cli nxjerr në pah faktin se 30 % e familjeve kanë marrë një hua ose më shumë. Në raport vlerësohet se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së numrit të anëtarëve të një familje që sigurojnë të ardhura me 1.8% dhe 5.5% krahasuar me një vit më parë.
Niveli i të ardhurave në fund të vitit 2014 është në rënie krahasuar me gjysmën e parë të vitit, ndërkohë që niveli i shpenzimeve vlerësohet në rritje, duke përkeqësuar balancën “të ardhura-shpenzime” të familjeve.


Rreth 74% e familjeve huamarrëse deklarojnë se kanë të ardhura mujore në nivelet “nën 17 mijë lekë” (25%) dhe “17-50 mijë lekë” (49%). Huamarrja ndërkohë është realizuar në mënyrë informale por edhe në banka, ndërsa qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten “konsumi” në 34% të rasteve dhe “blerje/riparim prone” në 29% të rasteve.


Pavarësisht huave të marra një tjetër fenomen që është konstatuar është fakti se familjet  që kanë deklaruar “rënie të aftësisë paguese cilësojnë si arsye kryesore “rënien e të ardhurave familjare” dhe “rritjen e shpenzimeve të jetesës”. Ndërkohë që parashikimet për 6 mujorin e parë të këtij viti nga familjet janë përsëri në rënie.


Më të lexuarat