BE perditeson listen: Rekomandon hapjen e kufijve per 12 shtete
Këshilli Europian ka azhurnuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit.
Kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE ka parë të arsyeshme që të lejojë qytetarët e Marokut, Ruandës, Tunizisë, Gjeorgjisë, etj., që të udhëtojnë lirshëm në union pasi kanë përmirësim të treguesve në lidhje me koronavirusin. Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Korea e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji. Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.
Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së. Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.Bashkimi Europian i ka rekomanduar vendeve anëtare lejimin e udhëtarëve nga 12 shtete të botës, të cilat plotësojnë kriteret e vendosuara nga BE për situatën epidemiologjike. Shqipëria nuk është një prej këtyre vendeve. Vendimi për hapjen ose jo të kufijve me një vend të caktuar i takon secilit prej vendeve.
Exit News sjell më poshtë listën e përditësuar në 16 korrik:
Algjeri;
Australi;
Kanadë;
Gjeorgji;
Japoni;
Marok;
Zelanda e Re;
Rëanda;
Korea e jugut;
Tajlandë;
Tunizi;
Uruguay.
Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.
Sa i përket situatës epidemiologjike, vendet e treta të listuara duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, veçanërisht:
numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë të jetë afër ose nën mesataren e BE-së (siç ishte në 15 qershor 2020);
vendi të ketë tendencë të qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme;
përgjigjja e përgjithshme e vendit ndaj COVID-19 duke përfshirë aspekte të tilla si testimin, mbikëqyrjen, gjurmimin e kontaktit, kontrollimin, trajtimin dhe raportimin, si dhe besueshmërinë e informacionit./Burimi: Exit.al