Cmimet e reja te energjise: OSSH aplikon per rritje, konsultime me biznesin
Brenda muajit shtator, ERE do të duhet të nisë konsultimet për aplikimin e kryer nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për tarifat e reja në nivel tensioni.
Ky proces nisi në muajin shkurt, por ai u pezullua për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore , të shpallur si pasojë e COVID- 19. Në vendimin e saj ERE argumentoi se e kishte të pamundur të kryente konsultime me të licencuarit, aplikuesit dhe palët e interesit. Ndërkohë që sipas të njëjtit dokument ky proces nuk mund të shtyhet më shumë se 3 muaj nga përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që zyrtarisht u mbyll n datën 23 qershor. Kjo situatë favorizon më së shumti të gjithë bizneset e lidhur në tensionin 35 kv, pasi nëse aplikimi i OSSH do të miratohet pa ndryshime, ai pritet të impaktojë të gjithë bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie për shkak të liberalizimit të tregut.
Me konkretisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kërkuar që tarifa e shpërndarjes të shkojë në 3.32 lekë/kwh për klientët e lidhur në 35 KV apo 120% më e lartë nga sa është aktualisht. Po ashtu, propozohet që kjo tarifë të shkojë në 4.32 lekë/kwh për klientëte lidhur në 20 kv apo 10% më shumë nga sa është aktualisht. Gjatë konsultimeve të zhvilluara në muajin shkurt shkurt me grupet e interesit, bizneset argumentuan se kjo tarifë e rritur do të ndikonte në uljen e konkurrueshmërisë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në drejtim të eksporteve./Burimi: Scan