Secondary Adv

Panairi i punes 2015, 1000 persona firmosin kontrata

 

Panairi i punës ka arritur një sukeses për sa i përket numrit të pjesëmarrësve dhe intervistat që janë zhvilluar mes punëmarrësve dhe punëdhënsve.


Sipas shifrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit gjatë 3 ditëve, Panairi i Punes është vizituar nga 23 mijë persona, nga të cilët mbi 1000 mijë punëmarrës kanë arritur të kontaktojnë me punëdhënësit, të japin intervistat dhe të sigurojnë një kontratë pune.
Gjithashtu shumë të papunë kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje për të kryer trajnimet në kompanitë më të njohura në vend. Shifrat e siguruara nga gazeta janë llogaritur deri ditën e djeshme në orën 12:00, ndërsa burimet nga SHKP-ja thonë se numri i të punësuarve do të jetë më i lartë, duke qënë se gjatë orarit të pasdites, numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm.


Gjatë panairit të punës, shumë punëkërkues të rinj dhe të sapodiplomuar patën mundësi të zhvillojnë për herë të parë intervistat e punës.
Sipas Shërbimit Kombëtar të punësimit kompani të ndryshme kanë grumbulluar CV e punëkërkuesve dhe në ditët në vazhdim ata do të njoftohen nëse do tu ofrohet vendi i punës ose jo.


Më të lexuarat