Secondary Adv

Ura Vajgurore shpall tenderin: 64.6 milione leke per rindertimin e dy urave

Bashkia ‘Ura Vajgurore’ (ose Dimal) ka shpallur tenderin rreth 64.6 milionë lekë për ndërtimin e një ure të varur dhe rikonstruksionin e një ure automobilistike.

 

Tenderi është i hapur deri me 24 gusht 2020. Bazuar në një studim të kryer më herët, është parashikuar rikonceptimi i dy urave ekzistuese të ndërtuara mbi lumin “Osum”: Rikonstruksioni i automobilistike” në hyrje të zonës. Ura tjetër e Varur që është 300 m më në jug e pa përdorshme që ka patur funksion industrial për kalimin e tubacionit të ujit dhe lëndëve djegëse për Ish-Kombinatin. Kjo urë ndihmon komunikimin më të shpejtë mes dy anëve të Qëndrës Urbane sidomos për pjesën e Kopshteve të femijeve, nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të Gjimnazit.

 

Ura e vjetër e varur është e pozicionuar në kryqëzimin e fillimit rrugës “Lluk Mita” me rrugën përkrah lumit “ Guri Bardhë”, është ndërtuar rreth viteve 1930 për Kombinatin për nevoja teknologjike dhe nuk janë bërë investime për mirëmbajte në tërë vitet e funksionimit të saj. Ura ka patur funksion transport tubacione për kombinatin. Sot ajo paraqitet e amortizuar në elementet e saj konstruktiv dhe nuk mund të rikonstruktohet ndaj do të ndërtohet e re. Ura automobilistike, është ndërtuar rreth viteve 1970 në krahun verior të qëndrës banuar. Ajo shërben për trafikun tranzit nga Poshnja në drejtim të qytetit Kucovës dhe Beratit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat