Secondary Adv

Borxhet e kompanive te energjitikes: ERE njofton afatin e fundit per shlyerjen

Pas shtyrjes dymojore të pagesave për shkak të pandemisë, ERE u kujton të gjitha kompanive debitore se 31 korriku është afati I fundit për të shlyer taksat.

 

Ndodhur në kushtet e një izolimi prej më shumë se dy muajsh, për shkak të pandemisë COVID-19, pezullimit apo ngrirjes së aktiviteteve në Republikën e Shqipërisë, Enti vlerësoi të arsyeshme që afatet e parashikuara, nga legjislacioni në fuqi, si dhe njoftimi i ERE-s drejtuar të licencuarve, për shlyerjen e debisë së krijuar, për shkak të moskryerjes në afat të pagesave rregullatore nga të licencuarit, të shtyhet për një kohë të mjaftueshme për të mundësuar shlyerjen e detyrimeve të pashlyera apo të prapambetura të të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike dhe atë të gazit natyror.

 

Ndërkohë që përmes një vendimi të publikuar këtë javë në Fletoren zyrtare, Enti paralajmëron të gjithë të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror, të cilët janë debitorë ndaj ERE-s në shlyerjen e pagesave të rregullimit, të shlyejnë detyrimet aktuale dhe ato të prapambetura, jo më vonë se data 31.7.2020. Në vendim Enti Rregullator bën me dije se një numër I konsiderueshëm subjektësh kanë detyrime të prapapmbetura edhe për vitin 2019 e më herët, ndërkohë që thekson se ccdo shkelje e mëtejshme e afatit do të penalizohet me sanksione e gjoba sepia legjislacionit në fuqi./Burimi: Scan


Më të lexuarat