Secondary Adv

Bashkia e Dibres shpall tenderin: Projekt per ndertimin e rruges se Lures

Bashkia e Dibrës ka hapur tenderin për hartimin e projektit të ndërtimit të rrugës së Lurës (Arras-Fushë Lurë).

 

Fondi limit është rreth 7.5 milion lekë dhe afati për ofertat është 4 gusht 2020. Gjendja aktuale e rrugës është shumë e amortizuar dhe në kohë reshje shiu dhe bore bëhet edhe e pakalueshme. Rruga kalon në një terren kodrinor dhe malor dhe ka një gjatësi rreth 21 kilometra. Objektivi i detyrës së projektimit është hartimi i Projekt-Zbatimit për objektin: “Ndërtim i Rrugës së Lurës ”. Kjo rrugë lidh Qytetin e Peshkopisë me zonën turistike të Dibrës, Lurën, e cila ndodhet në një largësi rreth 35 km nga qyteti i Peshkopisë. 

 

 Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600–1700 m. 

 

Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë. Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj. Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor./Burimi: SCAN


Më të lexuarat