Covid prek bizneset ne Tirane: Bie numri i subjekteve te reja ne 6 mujorin e pare
Referuar të dhënave zyrtare të DPT numri i biznesve të reja neto të hapura në gjysmën e parë të këtij viti ka pësuar rënie krahasimisht me të njëjtën periudhë të 2019.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, vihet re se për periudhën Janar-Qershor 2020, në kryeqytet janë hapur 2016 subjekte të reja neto, kryesore dhe sekondare. Shifër kjo që ka ardhur rënie krahasimisht me 6-mujorin 2019, ku numri i subjekteve të reja neto regjistrohej në 2663 të tilla. Sa i takon gjysmës së parë të këtij viti, në total janë hapur 3711 subjekte të reja kryesore dhe sekondare, ndërsa kanë ulur qepenat 1695 të tjera.
Ajo që vihet re është se numri më i lartë i subjekteve është hapur në 3 mujorin e parë të vitit, dhe pse bllokimi i jetës ekonomike nga pandemia filloi nga data 10 Mars, dhe po ashtu edhe numri më i madh i bizneseve të mbyllura është po gjatë kësaj periudhe. Më së shumti, i prekur ka qenë sektori i shitjeve me pakicë. Për shkak të pandemisë, qeveria mori masa drastike ku për pothuajse dy muaj u bllokua aktiviteti i pjesës më të madhe të biznesve në vend, ku më së shumti u prekën subjektet e vogla. Ndërsa edhe pas rihapjes së jetës ekonomike, u vu re rënie e konsumit.