Secondary Adv

Ministria e Shendetesise jep detaje: Situata serioze. 19 paciente ne terapi intensive

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, ku 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

 

“Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar“, njofton ministria. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona humbën jetën nga COVID-19 në vend, ndërsa u regjistruan 117 raste të reja.


Më të lexuarat