Projekti per rindertimin e ures se Tapizes: ARRSH hap tenderin
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e tenderit për rindërtimin e urës problematike të Tapizës.
Ura e Tapizës ndodhet nÑ‘ segmentin rrugor Tiranë – Shkodër, afro 30km larg Tiranës, pikërisht nÑ‘ një ndër linjat kryesore rrugore nÑ‘ Shqipëri, pasi lidh veriun me jugun e vendit, dhe fluksi i trafikut ditor/vjetor nÑ‘ kÑ‘tÑ‘ rrugë Ñ‘shtÑ‘ mjaft i lartÑ‘. Duke parë problematikat më të mëdha që vihen re në këtë urë, shkaku kryesorë i humbjes së qëndrueshmërisë së saj është ndryshimi i rrjedhjes së lumit për shkak të bllokimit të hapësirave të urës, çka sjell që lumi të gërryejë më shumë dhe të ekspozojë pilotat poshtë pilave, çka mund të sjellë humbjen e qëndrueshmërisë totale të pilës dhe për rrjedhojë të kampatave në të dyja anët e urës duke e bërë atë të pakalueshme, shkruhet në njoftimin e tenderit. Fondi limit i këtij tenderi është 151.539.896,39 lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 12 muaj. Sipas njoftimit të ARRSH afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 10/08/2020, ora: 14:00./Burimi: Scan