Abuzimi me karburantet, 6-fishohet gjoba per subjektet
Qeveria shqiptare është duke përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për tregtimin e hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë”. Të gjitha ato subjekte që do të rezultojnë se mashtrojnë me cilësinë e karburantit. Pritet që masa e gjobave të gjashtëfishohet, nga 2 milionë lekë që është aktualisht, në 12 milionë lekë për abuzuesit.
Burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, bëjnë të ditur se, ndryshimet parashikojnë ashpërsimin e vlerës së gjobave që do të vendosen nga Inspektoriati Qendror Teknik (IQT). Të gjitha ato subjekte që do të rezultojnë se mashtrojnë me cilësinë e karburantit. Pritet që masa e gjobave të gjashtëfishohet, nga 2 milionë lekë që është aktualisht, në 12 milionë lekë për abuzuesit.
Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim dhe opsionet janë që masa e gjobës të jetë akoma edhe më e lartë. Gjithashtu, subjekteve do u hiqet licenca në rast se konstatohet abuzimi për të dytën herë edhe nëse është paguar penaliteti i mëparshëm. Ndërsa inspektorët e ministrisë së Industrisë do të bashkëpunojnë direkt me institucionin e Prokurorisë në mënyrë që të përshpejtohet ndjekja penale e abuzuesve.
Kontrolle do të ketë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, si edhe nga inspektorët tatimorë dhe ata doganorë. Ndërsa subjektet do të jenë të detyruara që, çdo shitje të produktit ta raportojnë online në Ministrinë e Financave. Në Tetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin “Për tregtimin e hidrokarbureve” me qëllim rregullimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Abuzimet e shumta nga operatorët privatë gjatë kësaj periudhe kanë treguar se efekti i akteve nënligjore të ndryshuara nuk ka qenë i plotë, duke lënë vend për abuzime, ndërsa qeveria është përgatitur për aksionin e radhës në këtë sektor.