Secondary Adv

Vodafone Albania lancon sherbimin e pagesave elekronike M-Pesa

 

Kompania Vodafone Albania ka prezantuar sot zyrtarisht shërbimin“M-Pesa”, që do të mundësojë kryerjen e transfertave të parave përmes njësive të rrjetit “Vodafone”.


Përmes kësaj lëvizjeje, “Vodafone” zgjeron aktivitetin edhe në shërbimet  financiare, duke shfrytëzuar infrastrukturën e saj të ngritur të komunikimit dhe rrjetin fizik të njësive të shitjes.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ky hap i kompanisë “Vodafone Albania” do të ndihmojë më tej në rritjen e aksesit në shërbime financiare, sidomos për zonat periferike, ku këto shërbime mungojnë. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha se telefonia celulare, si shërbimi më i përdorur i komunikimit, është ndër instrumentet më efikasë për të ulur informalitetin dhe për të shtuar përdorimin e teknologjive të reja.


Shqipëria është vendi i 11-të në Botë ku grupi “Vodafone” është licencuar zyrtarisht për shërbimin e transferimit të parave “M-Pesa”. Për herë të parë, “Vodafone Group” e aplikoi këtë shërbim në kompaninë e vet në Kenia, në Mars 2007, ndërsa filiali i fundit është ai i Rumanisë, në Mars 2014.

 


Vodafone MPESA
1. I shërben popullsisë që nuk përdor sistemin bankar duke i ofruar atyre një mundësi me kosto efiçente për t’i dërguar para miqve dhe familjareve të tyre, për të paguar faturat e tyre, të blejnë paketa komunikimi në një mënyre të shpejtë, të sigurt, me çmime të perballueshme kudo dhe nga çdo vend i Shqipërisë, të gjitha nëpërmjet aparatit celular.
2. I mundëson klientëve të aksesojnë shërbimet financiare në afërsi të vendeve ku ata banojnë dhe punojnë, duke realizuar kështu premtimin për zgjidhjen e dy problemeve të mëdha në lidhje me përfshirjen financiare, mungesën e afërsisë dhe kostot e larta.
3. Rrit mundësitë për punësim nëpërmjet agjenteve M-PESA të shpërndarë kudo nëpër vend.
4. Ul nivelin e informalitetit në sistemin financiar dhe në ekonomi si dhe redukton përdorimin e kanaleve informale për dërgimin e parave.
5. Do të jetë një faktor nxitës për ndërgjegjësimin e individëve të çdo moshe e formimi për përdorimin e institucioneve financiare me kalimin e kohës.
6. Kontribuon direkt në PBB.


Më të lexuarat