Secondary Adv

Godinat arsimore te demtuara nga termeti: Brenda 2021 rindertohen 143 shkolla

143 shkolla të reja do të jenë gati brenda vitit 2021. 

 

Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama, shkolla këto që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por që këtë vit do të ndryshojnë pamje. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto të projektit të shkollës së re 9-vjeçare dhe kopshtit “Kastrioti” në Krujë, duke theksuar se kjo godinë do të jetë me të njëjtat standarte si të një shkolle në Tiranë.

 

“26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët në Derven të Krujës, por në 26 nëntorin që po vjen, shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti i ri “Kastrioti” do të hapin dyert më ta, shumë më të bukur e mikpritës, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet kudo në qytetet e Europës. 143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që Duam”, shkruan Rama./Burimi: Lexo.al


Më të lexuarat