Secondary Adv

Del udhezimi i ministrise: Si do zhvillohet mesimi, oraret dhe ulja ne klasa

Ministria e Arsimit njoftoi se në 31 gusht deri në 11 shtator, do zhvillohen mësime plotësuese me nxënës që nuk kanë pasur akses gjatë periudhës së mësimit online.

 

Ministria e Arsimit njoftoi dje se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online. Ndërkohë, sot ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në shkolla. Në protokollin e publikuar nga ministria shpjegohet masat që janë marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e Covid-19 në institucionet e arsimit. Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

 

Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit:

–Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria

-Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respeketuar me përpikmëri orarin

 

-Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.

-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore

-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës

 

Qëndrimi dhe mësimi në klasa:

-Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra

-Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. ë klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen ë klasa të tjera.

 

-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato.

-Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

-Nuk lejohet ushqimi në klasë./Burimi: Lajme.al


Më të lexuarat