Secondary Adv

Aksioni per hidrokarburet, procedohen 5 subjekte, bllokohen 2

 

13 subjekte janë kontrolluar ditën e djeshme në kuadër të aksionit për karburantet, ndërsa janë proceduar penalisht 5 prej tyre për fshehje të ardhurash. Gjithashtu  nga Tatimet u bllokuan  2 subjekte  tregtimi karburantesh.


Policia e Shtetit njofton se në vijim të Operacionit për kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve, që ka nisur që prej datës 4 prill nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektorati Qendror Teknik, si dhe Policia gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve  private të tregtimit të karburanteve  në disa qytete.
Konkretisht i janë nënshtruar kontrolleve 13 subjekte në Berat, Kuçovë e Fier-Shegan.  Si pasojë e  kësaj janë proceduar penalisht për fshehje të  ardhurash 5 subjekte. Policia e Shtetit bën me dije se  operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.


Tre ditë aksion, 17 subjekte të kontrolluara

Policia e Shtetit bën me dije se në total që nga nisja e operacionit për  “ Kontrollin cilësor, sasior e fiskal  të hidrokarbureve”  më 04.05.2015,  janë kontrolluar  gjithsej  17 subjekte në Tiranë, Durrës , Fier, Lezhë, Berat e Kucove.
Janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 9 subjekte. Janë arrestuar katër pronarë të subjekteve të tregtimit të karburanteve  si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

 

 

 


Më të lexuarat