Pandemia le pas recesionin e 2009: Ne 5 muaj turizmi boteror humbi 320 mld dollare
Jo vetëm turizmin shqiptar, por pandemia ka goditur mbarë industrinë botërore, ku humbjet janë në miliarda dollarë.
Sipas një vlerësimi të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, kanë mjaftuar 5 muaj pandemi që humbjet të arrijnë në rreth 320 miliardë dollarë, duke kaluar edhe humbjet që pësoi sektori nga recesioni i vitit 2009. “Midis janarit dhe majit, rënia e papritur dhe e shpejtë e arritjeve turistike kushtoi 320 miliardë dollarë. Kjo është tre herë më e madhe se ndikimi i recesionit të madh të 2007-2009, dhe kjo është vetëm për pesë muajt e parë të vitit”, thuhet në vlerësimin e Organizatës Botërore të Turizmit.
Sipas organizatës as hapja e kufijve nuk është e mjaftueshme për rimëkëmbjen e turizmit madje thuhet se drejtuesit e shtetit duhet të kthejnë sytë nga ky sektor që mban në punë me miliona njerëz. “Ata që janë në pozicione drejtimi dhe ndikimi, e kanë njohur rëndësinë e turizmi për punë, ekonomi dhe rindërtimin e besimit.
Tani, ata duhet të bëjë gjithçka që mundet për t'i bërë njerëzit të udhëtojnë përsëri, duke ndjekur dhe zbatuar të gjitha protokollet të cilat janë pjesë e realitetit të ri”, vijon më tej vlerësimi. Humbjeve të mëdha nuk mund ti shpëtojë as Shqipëria e cila ka një varësi të lartë ndaj këtij sektori, i cili përbën mbi 22% të PB së vendit. Ekspertët thonë se humbjet do t’i kapërcejnë 1 miliardë euro, ndërsa një ditë më parë INSTAT raportoi për tkurrje të numrit të turistëve në tremujorin e dytë me mbi 75%./Burimi: Shqiptarja.com