Secondary Adv

Rekord infektimesh- 178 raste te reja me Covid ne 24 oret e fundit

178 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 605.

 

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 254. Viktimat janë  një 57 vjeçar, një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja. 148 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

 

Të infektuarit e rinj janë: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 8 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 413 që nga fillimi i epidemisë.

 

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 8 805 të infektuar,

– 254 viktima;

– 4 413  të shëruar,

–  3 783 të infektuar aktivë.

 

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 24 gusht sipas qarqeve është:

Tiranë, 1952 pacientë aktivë,

Durrës, 505  pacientë aktiv,

Shkodër, 301 pacientë aktivë,

Vlorë, 137 pacientë aktivë,

Fier, 187 pacientë aktivë,

Lezhë, 157 pacientë aktivë, 

 

Korçë, 174 pacientë aktivë,

Kukës, 129 pacientë aktivë,

Elbasan, 134 pacientë aktivë,

Berat, 65 pacientë aktivë;

Gjirokastër, 47 pacientë aktivë,

Dibër, 45 pacientë aktiv./Burimi: Exit.al


Më të lexuarat