Secondary Adv

Raporti per turizmin, Shqiperia e 106 ne bote

 

Sipas raportit të Konkurrueshmërisë Udhëtime dhe Turizëm 2015, organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik, Shqipëria mban vendin e 106 në botë, në mesin e 141 shteteve.

 

E krahasuar me rajonin, ajo gjendet në vend të fundit, mes të cilëve Kroacia renditet në vend të 33, Mali i zi në vendin e 67, Maqedonia ne vendin e 82 dhe po para vendit tonë në listë, Serbia me renditjen e 95.Raporti i Konkurrueshmërisë “Travel & Tourism 2015” është një indeks, studim i cili bazohet në një grup faktorësh dhe politikash, që mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit dhe Udhëtimeve (T & T), i cili nga ana e tij, kontribuon në zhvillimin dhe konkurrencën e një vendi.

 


Sipas disa faktorëve kyç që ndikojnë në konkurueshmërinë e turizmit, vendi ynë renditet:
1.    Sipas klimës së biznesit, vendin e 93 në botë, në rajon lë pas Greqinë dhe Kroacinë.
2.    Sipas sigurisë, e 70 nga 141 shtete.
3.    Sipas konkurueshmërisë së çmimeve, e 93 në renditjen botërore.
4.    Infrastruktura, vendi ynë renditet ndër më të ulëtit për këtë aspekt.
5.    Burimet kulturore: vendi ynë renditet ndër shtetet e fundit në botë.

 


Sa i përket renditjes së parë, Spanja kryeson listën, ndjekur nga Franca, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.
Raporti tregon se rritja e udhëtimit dhe turizmit ende përbën një pjesë të madhe të ekonomisë globale (e cila vlerësohet të jetë rreth 9% e GDP-së globale) dhe të punësimit, ndërsa numri i udhëtarëve ndërkombëtare vazhdon të rritet. Sipas Këshillit Botëror të Turizmit ky sektor është parashikuar të vazhdojë në rritje me 4% në vit, më shpejt se shërbimet financiare, transporti dhe prodhimi, thotë raporti.


Më të lexuarat