Shifrat vijojne te larta: Regjistrohen 154 te infektuar me Covid ne 24 ore
154 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 605.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 259. 160 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.Të infektuarit e rinj janë: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 117 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 530 që nga fillimi i epidemisë. Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 57 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 8 605 të infektuar,
– 254 viktima;
– 4 413 të shëruar,
– 3 939 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 24 gusht sipas qarqeve është: