Paketa 3 per Transportin: Si do perfitohet nga ndihma, 355 punonjes ne liste
Drejtoria e tatimeve ka bërë të ditur procedurën për përfitimin e pagës ndihmë për sektorin e transportit.
Kjo masë vjen pas vendimit të fundit sipas të cilit, të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Kjo është një pagesë shtesë, pavarësisht se këta punonjës mund të kenë përfituar nga paketat e mëparshme të ndihmës. Këta punonjës do e marrin automatikisht pagesën shtesë, ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga pagesat e mëparshme, do të duhet të aplikojnë subjektet përkatëse.
Tatimet njoftuan se të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Lista e publikuar nga tatimet ka 355 punonjës. (Kliko këtu për listën: Perfitues paketa 3). Vendimi nr.651, datë 13.08.2020 përcakton procedurën, dokumentacionin dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare, për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transporti publik qytetas dhe ndërqytetas, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Punonjësit e sektorit të sipërcituar, të cilët janë deklaruar nga subjektet në listëpagesën e muajit Shkurt 2020, përfitojnë ndihmë financiare në masën 26.000 (njëzet e gjashtë mijë lekë), pavarësisht nëse kanë qenë apo jo përfitues nga paketat ndihmës financiare nr. 1 dhe 2. Individët përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020 dhe VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (Paketa 1 dhe 2) janë automatikisht përfitues dhe kalimi i masës së përfitimit do të kryhet sipas të dhënave të llogarive bankare të dorëzuara më parë.
Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre. Për çdo ankesë apo problematikë që mund të keni, ju mund të përcillni një e-mail në adresën paketa3@tatime.gov.al ose mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002, e hënë- e enjte në orarin 08.00-16.30 dhe e premte 08.00-14.00./Burimi: Monitor