Secondary Adv

Nis puna per Spitalin e ri te Semundjeve te Brendshme: 14.2 mln euro, ja kur perfundon

Nis puna për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. 

 

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot nga afër punimet e këtij spitali. Projekti që pritet të kushtojë 14.2 milionë euro do i sjellë përfitime 109 mijë pacientëve. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se punimet e tij parashikohet të përfundojnë në 2021. “Ne duam ta përfundojmë para afatit. Do jetë një spital me standarde europiane. Me përfundimin e tij gjashtëkatëshi del jashtë funksionit. Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të ketë në total 271 shtretër, 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

 

Ky spital do të jetë me 7 kate, nga të cilët një nëntokë dhe me dritë natyrale në ambientet e brendëshme”,- tha ajo. Godina e re e spitalit të sëmundjeve të brendshme do të lidhet me godinën e Urgjencës Mjekësore me ura në të gjitha nivelet, duke mundësuar integrimin e shërbimeve, centralizimin dhe optimizimin e tyre, si dhe rritjen e efiçencës së burimeve njerëzore. Ambienti lidhës ndërmjet dy godinave do të përdoret për pritjen e vizitorëve dhe pacientëve ambulator. Ky investim madhor përfshin edhe mobilimin me pajisje mjekësore dhe aparatura mjekësore./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat