Rrjeti rrugor Shqiptar rrezikon te amortizohet me shume nga TAP
Rrjeti rrugor shqiptar përveçse është i papërshtatshëm për të transportuar makineritë dhe tubacionet e rënda që kërkon projekti TAP, rrezikon të amortizohet edhe më tej.
Burime shqiptare pranë grupit Metka S.A. bënë me dje se, sistemi rrugor shqiptar është mjaft i papërshtatshëm për transportin mjeteve dhe makinerive që duhen për gërmimin dhe shtrimin e tubacionit. Veta tubat disa tonelata do të hasin vështirësi në transportimin e tyre drejt destinacioneve, po më e rënda është se ato mund të krijojnë probleme të rënda amortizimi në rrugët ekzistuese.
Infrastruktura e dobët Të njëjtat burime pohuan se inventari i deri tanishëm i rrugëve rurale nuk është i saktë. Pasi shumë prej këtyre segmenteve pasi janë verifikuar në terren kanë rezultuar në gjendje më të mjerueshme se sa është raportuar fillimisht. Burimet pranë kontraktorit potencial e thonë me bindje se, llogaritë e TAP për infrastrukturën mbështetesë do të rriten të paktën edhe me 20 për qind , për shkak se, realiteti në rrjetin rrugor që të con të vija e tubacionit është shumë më e rëndë se sa është raportuar. Ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është një hap vendimtar në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit,i parashikuar për të filluar në vitin 2016.
Fushëveprimi i punës për këtë kontratë mbulon ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë trajektores së tubacionit: në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes si edhe në rrethinat e Potomit në rajonin e Beratit dhe Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit dhe Ndërtimin e dy urave të reja dhe rehabilitimin e rreth 50 urave ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet pritet për këto rrugë pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2015.
Konsorciumi Gener 2 shpk dhe Sicilsaldo spa TAP ka përzgjedhur një sipërmarrje të përbashkët formuar si konsorcium nga Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri. Gener 2 sh.p.k është kompania udhëheqëse në këtë konsorcium kompanish . Ajo është një kompani shqiptare me një përvojë 20 vjeçare që merret me ndërtim dhe zhvillim. Kompania ka zbatuar një numër të madh projektesh si në pronësi private ashtu dhe të financuara nga shteti ku janë përfshirë punime dhe shërbime të ndryshme si punime inxhinierike, projektim menaxhim, koordinim dhe mbikqyrje e ndërtimeve si dhe aktivitete të tjera./Monitor