Secondary Adv

Ngritja e Burses se Energjise: OST percakton fondin prej 62.5 mln lekesh

OST ka planifikuar një buxhet prej 62.5 mln lekësh, që do të shkojë për ngritjen e Operatorit të Tregut, apo thënë ndryshe të bursës së energjisë. 

 

Sipas planit të investimeve që OST ka parqitur për miratim pranë Entit Regullator të Energjisë buxheti i vendosur në dispozicion do të shkojë për krijimin dhe vënin e në funksion të bursës, ku përfshihen edhe shpenzimet materiale, shpenzime për personelin, trajnime, etj. Ngritja e bursës së energjisë është një detyrim ligjor që prej vitit 2015, por deri më tani ajo ka mbetur në letër. Gjatë muajit prill të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurat për zgjedhjen e pjesëmarrësve në Kapitalin e Operatorit të Tregut, por ato u pezulluan për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. 

 

Kjo solli një shtyrje të të gjithë procesit, duke bërë që kompanive t’iu lihej një afat i ri për dorëzimin e dokumentacionit. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë mbi ecurinë e këtij procesi. Sipas legjislacionit në fuqi, Operatori i Tregut duhet të ndahet nga OST, por aktualisht ai është pjesë e strukturës së këtij dikasteri. Ngritja e bursës parashikon listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, duke lehtësuar blerjen e energjisë nga të gjithë ata biznese që kanë dalë në treg të lirë, duke siguruar vetë sasinë e nevojshme të energjisë. Nga ana tjetër, pritet që tregtimi me shumicë i energjisë të ulë çmimin për konsumatorët, ndërsa prodhuesit do të kenë mundësi të shesin e blejnë, duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtimit të saj./Burimi: Scan


Më të lexuarat