Secondary Adv

Vijojne punimet per rindertimin ne Baldushk: Ja kur pritet te perfundojne shtepite

Kryeministri Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës kanë inspektuar punimet për rindërtimin e shtëpive të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Baldushk.

 

Rama, pasi pa punimet nga afër, deklaroi se po ecet me ritme të larta, duke vlerësuar se qeveria do që të fusë në banesa qytetarët përpara Vitit të Ri. Rama vlerësoi se po punohet shumë shpejt, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit. Postimi i Edi Ramës në “Facebook”:

 

RINDËRTOJMË ðŸ¤ BASHKË

🏡Baldushk, Tiranë – VAZHDON PAPUSHIM PUNA PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE të familjeve të prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit. Po ecim me ritme të larta për të futur në shtëpi sa më shumë familje për Vitin e Ri, ndërkohë që edhe kantieret e pallateve janë në proces, diku me infrastrukturën e diku me lidhjen e kontratave për fillimin e punës. Edhe pak durim, kush u godit më keq dhe po pret të rikthehet në shtëpi, do të ketë një shtëpi më të mirë, më të bukur, më të fortë, e ne jemi këtu për të bërë atë që themi/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat