Secondary Adv

Publikohet lista me maturantet fitues: Ja kur nisin regjistrimet ne Universitete

Ditën e djeshme është publikuar lista me maturantët fitues në degët e përzgjedhura për në universitet. 

 

Lista është publikuar në portalin e-albania, aty ku maturantët mund të shohin se me ngjyrë jeshilë shfaqen degët ku janë shpallur fitues, ndërsa me të kuqe degët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme. Rreth 22 mijë maturantë kanë aplikuar për të nisur studimet në universitet. Ndër degët më të preferuara mbeten Teknologjia e informacionit, Mjekësia dhe Ekonomiku. Nga data 2 deri më 15 shtator studentët e ardhshëm kanë mundësi të regjistrohen në një prej degëve ku kanë rezultuar fitues në raundin e parë, pranë fakultetit përkatës. Ky raund përbëhet nga 7 faza 48-orëshe regjistrimi.

 

7 fazat

Faza 1: 2-3 shtator

Faza 2: 4-5 shtator

Faza 3: 6-7 shtator 

 

Faza 4: 8-9 shtator

Faza 5: 10-11 shtator

Faza 6: 12-13 shtator

Faza 7: 14-15 shtator

 

Një afat 2 ditor, nga data 16-17 shtator është përcaktuar për maturantët të cilët do të kenë mundësi të ç’regjistrohen dhe të aplikojnë sërish për kuotat e mbetura bosh në degët që ata preferojnë. Ndërkohë universiteti këtë vit do të fillojë në muajin nëntor pasi gjatë muajit tetor studentët do të japin provimet e mbartura./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat