Secondary Adv

IGJEUM regjistroi vetem sekondat e para te termetit: Ja cfare thote auditi i KLSH

KLSH nga auditimi i cili nisi në 21 janar deri në fund të marsit, arriti në konkluzionin që IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit.  

 

Tërmetet në vendin tonë nuk mund të monitorohen nga Instituti i Gjeo-shkencave në vend, thuhet ne raportin e fundit te KLSH. Referuar auditimit, ka mungesë stafi, mungesë të pajisjeve teknologjike dhe të investimeve në këtë institucion. Për pasojë nuk është dokumentuar i plotë as tërmeti tragjik i 26 nëntorit, edhe pse ishte lëkundja sizmike më e fortë e 40 viteve të fundit prej atij të 1979 që ishte 8 ballë. 

 

KLSH nga auditimi i cili nisi në 21 janar deri në fund të marsit, arriti në konkluzionin që IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit. Auditimi tregoi se IGJEUM punon me 67.6% të stafit të miratuar. Konkretisht në IGJEUM janë 48 punonjës nga 71 që parashikon ligji. “Mungesat e burimeve njerëzore rrit riskun e cenimit të monitorimit të plotë të aktivitetit sizmik, meteorologjik dhe hidrologjik në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pasi ky monitorim kryhet 24 orë pa ndërprerje. 

 

Cënimi i monitorimit të aktivitetit sizmik, mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish dhe dëme materiale më të larta nga vlera e investimit për mirëmbajtjen e tyre”, thuhet ne raport. E më tej, KLSH shënon se IGJEUM nuk ka në përbërje strukturë të teknologjisë si dhe asnjë pozicion specialisti IT, duke krijuar risk të lartë mbi identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit në institucion./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat