Secondary Adv

Ambasada greke ne Tirane njofton: Pezullohet leshimi i vizave nga konsullatat

Ambasada greke në Tiranë njofton se prej masave kufizuese të COVID-19 është pezulluar lëshimi i vizave nga konsullatat në Shqipëri.

 

Ajo fton qytetarët aplikantë që kanë dëshirë, të tërheqin pasaportat e tyre pasi viza nuk do u jepet momentalisht. Për këtë aplikantët duhet të kontaktojnë autoritetet konsullore. 

NJOFTIMI NGA AMBASADA GREKE

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat