Secondary Adv

100 mln euro investime ne Vlore


Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga kreu i kuvendit, Ilir Meta ishin paraditen sotme në qytetin e Vlorës ku prezantuan kandidatin e përbashkët të mazhorancës për këtë bashki Dritan Leli. Në fjalën e tij me këtë rast, Rama ka theksuar se në 18 muaj në Vlorë është përqendruar volumi më i madh i investimeve me një vlerë përtej 100 mln eurove me qëllim kthimin këtij qyteti në një nga qytetet më atraktive të Mesdheut.


Duke iu referuar 9 majit si dita e fitores ndaj nazifashizmit, Rama tha se me investimet e panumërta në këtë qytet qeveria po u jepte një mesazh të qartë fashistëve të rinj se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Kryeministri përmendi disa nga investimet e qeverisë, siç është ‘by passi’ i Vlorës, ku sipas tij janë hapur 400 vende të reja pune dhe shumë shpejt do të shkojnë në 650, Lungomaren dhe Transballkaniken, që më ne fund do të mund të lidh Vlorën me autostradën duke e nxjerrë atë nga xhepi ku gjendej deri më tani.


Një tjetër kantier i rëndësishëm pune vazhdon në Vlorë për zgjerimin e vijës së plazhit në një gjatësi prej 2 km përgjatë vijës bregdetare. Aktualisht po punohet për shtresëzimin e strukturës së brendshme dhe mbushjen me rërë të plazhit.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në këtë kantier. Zona ku po ndërhyhet shtrihet nga porti i Vlorës deri në afërsi të Tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë. Një zonë është shumë e frekuentuar gjatë sezonit veror. Ky projekt do të përmirësoje plazhin ekzistues dhe të shtojë hapësira të reja.


Drejtuesi i punimeve shpjegoi volumin dhe fazat e punimeve. Sipas tij, nga kjo ndërhyrje do të sigurohet 70%, rreth 50,000 m2 më shumë plazh se më parë, duke shtuar 25-30 metra plazh të ri aty ku nuk ka pasur plazh fare. “Janë bërë deri tani mijë metra2 plazhe, do të vazhdohet çdo ditë me një normë gati 2 mijë metra2 në ditë. 25 mijë metra2 është e gjitha kjo sipërfaqe. Në fazën e qytë në qershor do të punohet në zonat ku ka pasur plazhe ekzistuese, për komoditetin e të gjithë plazhistëve. Ndërsa në korrik dhe gusht do të punojmë aty ku nuk ka pasur plazhe fare.”


Një takim interesat, Kryeministri pati aty me pjesëmarrës të kompeticionit “Albania Open 2015”, një event i përvitshëm i aeronautikës, që sjell në Shqipëri fluturues nga vende të ndryshme. Alketa Islami, President i “Albania open” e njohu Kryeministrin me faktin se në vitin 2017, Shqipëria do të jetë vendi ku do të zhvillohet kampionati botëror i aeronautikës.
Kryeministri e konsideroi një investim strategjik që transformon jo vetëm vijën bregdetare të Vlorës në një nga vijat më të bukura bregdetare të Mesdheut, por edhe të gjithë platformën për turizmin. Kampionati botëror i fluturimit, nënvizoi Kryeministri, do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për të promovuar Vlorën dhe turizmin shqiptar.


Kështu, në 2017 kur të vini do të jetë komplet gjë tjetër dhe do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për ta shfrytëzuar këtë kampionat botëror, për ta promovuar Vlorën. Kemi thënë se do të jetë një nga vijat më të bukura bregdetare të Mesdheut dhe do ta bëjmë.


Më të lexuarat