Secondary Adv

Ndertimi i Unazes se Madhe: ARRSH rihap tenderin per nje segment te ri

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender për projektimin e segmentit të ri të Unazës së Madhe që do të lidhë sheshin Shqiponja me bulevardin e ri të Tiranës. 

 

Fondi limit për realizimin e projektit është 32.3 mln lekë, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të duhet të dorëzojnë oferta e tyre deri në datën 9 shtator. Megjihatë, kjo nuk është hera e parë që ARRSH hap tenderin për projektimin e këtij segmenti. Kjo pasi, edhe  përgjatë vitit 2018 u kërkua projektimi i këtij segmenti, por mesa duket edhe pas 2 vitesh procedura është ende në fazë tenderimi. Objekti do të fillojë në pikën e sotme fundore që është segmenti nga mbikalimi i pallatit me shigjeta te rrethrotullimi Shqiponja dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës ”Vangjel Noti”. 

 

Më pas do të kryqezohet me rrugen:” Adem Jashari”, do të vazhdojë në një zonë ndërtimesh te reja e deri ne shtratin e Lumit te Tiranes. Më pas parashikohet të vazhdojë më tej me kalimin e lumit te Tiranes përmes një ure ku më pas do te zhvillohet ne krahun e majte të lumit të Tiranës ne krah te kodrave te Paskuqanit deri ne piken e takimit me Bulevardin e ri te Tiranes me nje gjatesi rreth 3 km. Ndërtimi i këtij segmenti të ri pritet të lehtësojë lëvizjen e trafikut në një nga zonat me problematikë të Tiranës si dhe të krijojë një infrastrukturë bashkëkohore për lëvizjen e mjeteve, të këmbësorëve dhe biçikletave./Burimi: SCAN


Më të lexuarat