By Pass i Fierit dhe i Vlores, 250 mije euro per kontrollin e cilesise se punimeve
BERZH vendos konsulentë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) për të garantuar se paratë do të hidhen në rrugë dhe do të respektohen standardet e cilësisë në ndërtimin e dy “By-pass”-eve në Fier dhe në Vlorë.
Projekti Kjo del nga zbardhja e kontratës me qeverinë shqiptare për grantin 250 mijë euro. Kjo është një marrëveshje që vjen për shkak të një detyrimi të mëparshëm të marrëveshjes për huan 18 milionë euro, ku BERZH-i e detyron qeverinë të ketë ekspertë në kantier për të ndihmuar ARSH-në në vendimmarrjet e çastit dhe për të përgatitur dokumentacionin për figuracionin, apo raportet periodike. Sipas burimeve nga Komisioni i Ekonomisë, kjo është një kërkesë për të cilën BERZH-i ka insistuar, për të shpejtuar aftësinë vendimmarrëse në kantier. “Duke pasur parasysh edhe kapacitetet e limituara që ka edhe ARSH, kishim dy rrugë: ose të nxirrnim nga buxheti i shtetit 250 mijë euro për të paguar konsulentë, ose të negocionim për t’i gjetur ato.
BERZH cakton konsulentë të huaj në kantieret e Fierit dhe Vlorës Do të përzgjidhen dy konsulentë të huaj. Kalendari i punimeve është voluminoz, për “By-pass”-et rrugore, të Fierit dhe Vlorës. Qëllimi kryesor është arritja e një performance të lartë në menaxhimin e projekteve rrugore dhe sigurimi i këshillimit të asistencës të specializuar në zbatimin e projekteve dhe menaxhimin e kontratave që lidhen me projektin e investimit të rrugëve”, theksohet në relacionin e Komisionit të Ekonomisë. Donatorët ndërkombëtarë, duke parë cilësinë e ulët të punimeve të kryera deri më sot në rrugët shqiptare, kanë kërkuar që në këto projekte të rëndësishme të ketë një financim grant për të asistuar njësinë e zbatimit të projekteve.
Në kuadër të këtij projekti do të përmirësohen dokumentet e prokurimit për projektuesit, shërbimin e supervizionit dhe kontraktorët, në mënyrë që investigimi në terren dhe projektet të reflektohen saktësisht në ndërtimin e rrugës. Asistenti teknik, që do të zgjidhet me procedurë prokurimi, do të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme trajnimin në punë të menaxherëve të projekteve të njësisë së zbatimit të projekteve. Ky trajnim ka si synim të bazohet në një program të miratuar seminaresh, që kanë të bëjnë qoftë me rregullat e procedurat e prokurimit të donatorëve, prezantimin sipas tipave të kontratave, krahasimin e detajuar të tyre dhe duke vënë kufizime, duke përcaktuar rregullore, si dhe duke menaxhuar pretendimet dhe ankesat gjatë ndërtimit.
Granti BERZH-i akordon grantin 250 mijë euro për mbështetjen teknike në formën e financimit të shërbimit të konsulencës.
Afatet Sipas kalendarit, “By-pass”-i i Vlorës parashikohet të mbarojë më 12 shtator 2017, ndërsa ai i Fierit në shkurt të vitit 2016./Gazeta Shqip