Secondary Adv

Legalizimet ne Golem, Qerret dhe Lalez- Kadastra: Dorezoni dokumentacionin

ASHK njofton qytetarët që posedojnë prona, njësi shërbimi apo vila në fshatrat e Golemit, Qerretit, Lalëzit, të dorëzojnë dokumentat për procedurat e legalizimit.

 

Drejtoria Vendore e ASHK nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar të gjithë qytetarët që posedojnë apartamente, njësi shërbimi apo vila në fshatrat turistikë të Golemit, Qerretit, Lalëzit apo në zona të tjera të stimuluara, të dorëzojnë dokumentacionin përkatës me qëllim përfundimin e procedurave të legalizimit dhe të kalimit të pronësisë së truallit. Dokumentacioni i cili duhet të depozitohet pranë drejtorisë është si më poshtë:

 

Kontrata porosie

Kontratë sipërmarrje

Kontratë premtim shitje apo kalimi pronësie

Kontratë shitje

Kontratë shkëmbimi apo dhurimi me të tretët/Burimi: SCAN


Më të lexuarat