Secondary Adv

Termeti ndryshon Kodin Penal: 2 nene per abuzuesit me cilesine e ndertimit

Pas tërmetit të 26 Nëntorit që la pasoja të rënda tek ndërtimet qeveria ka propozuar rregulla më të forta në sektorin e ndërtimit.

 

Nisma ligjore që është depozituar në Kuvend shton 2 nene per abuzuesit me cilesine e ndertimit, duke parashikuar deri në 15 vjet burg për personat që dëmtojnë me dashje ndërtesa, objekte publike, vepra të infrastrukturës dhe çdo objekt tjetër që mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e njerëzve për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme. Shkatërrimi i plotë ose i pjesshëm i çdo objekti do të dënohet me gjobë ose me burg deri në 5 vite. Kur nga ndërhyrjet e paligjshme kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi do të jetë nga 5 deri në 10 vjet burg.

 

Kur shkaktohen pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, dënimi do jetë nga 7 deri në 15 vjet burg. Sipas hartuesve të këtij projektligji amendimet e propozuara në Kodin Penal synojnë rritjen e përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësive të subjekteve ndërtuese në të ardhmen, me qëllim ushtrimin e veprimtarisë së tyre, duke zbatuar rigorozisht kërkesat, kushtet dhe kriteret ligjore dhe teknike në fushën e ndërtimit. Nëpërmjet projektligjit synohet të përcaktohen sanksione penale kundrejt subjekteve që në veprimtarinë e tyre nuk kanë përmbushur apo kanë shmangur me dashje detyrimet ligjore të përcaktuara në aktet e posaçme që i përkasin fushës së ndërtimeve private dhe publike./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat