Vendimi per licensimin e kazinove: Ja hotelet e perzgjedhura ku do lejohen
Qeveria ka vendosur hapjen e kazinove vetëm në qendër të Tiranës.
Sipas vendimit të qeverisë, të miratuar më 2 shtator, kazinotë lejohet të hapet vetëm në zonën nga “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”. Në këtë zonë përfshihen dy hotele ekzistuese Hotel Tirana dhe Plazza, si dhe qendra Tajvan. Qeveria ka përfshirë në vendim edhe ndërtimet e reja si ndërtesa pas Hotel Dajtit “Met Building”; kulla “Skënderbej”, në krah të Hotel Tiranës; kulla 25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë; dhe të gjitha kullat e planifikuara për ndërtim në zonën e ish-Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, qeveria ka miratuar edhe kriteret për liçensimin e kompanive për hapjen e kazinove në këto ndërtesa.
Sipas, vendim të miratuar nga qeveria, kompania duhet të jetë shoqëri aksionere, me eksperiencë në fushën e lojrave të fatit dhe me kapital prej 1, 2 miliardë lekë. Pas mbylljes së lojarve të fatit më 1 janar 2019, e vetmja kompani e licensuar për hapjen e kazinove në hotele me 5 yje është Apex-al, e cila ka ndryshuar emrin në Adria Entartainment. Kompania më 19 maj 2020, mori për 10 vjet licensën për hapjen e kazinos. Pronari i kompanisë Apex, Dajlan Avdia është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, përfshirë edhe godinën Book Building e përfshirë në zonën e qeverisë për hapjen e kazinos./Burimi: Exit.al