Secondary Adv

Tregu i karburanteve ne veshtiresi, 6 kompani ne prag falimenti

 

Të paktën 6 kompani të karburanteve, grosistë dhe të tregtimit me pakicë janë përfshirë në procedurat e falimentit, ndërsa të tjera janë në vështirësi.


Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në listën e subjekteve të naftës që janë përfshirë në faliment janë dy kompani, që dikur kanë qenë në pronësi të Rezart Taçit, si Taçi Oil shpk dhe KUID markat e tregtimit me pakicë të Taçi Oil International Trading & Supply Company”. Kjo e fundit është e pezulluar që nga dhjetori 2014 dhe po përballet me kërkesat e kreditorëve për shlyerjen e detyrimeve.


Kompania tjetër FISHEKU e përfshirë tre vite më parë në kontrabandën e naftës virginie, është  përfshirë në listën e të falimentuarve.Gjithashtu, kompanitë Kuqja  Oil, Kanina Petrol, Eurodrini kanë janë në procedura falimenti. Pavarësisht se, konsumi i naftë në vend ka ardhur gjithnjë e në rritje, eksperienca ka treguar se ky lloj biznesi është i vështirë. Konkurrenca e madhe dhe pamundësia për të ruajtur cilësinë ka krijuar flluska të mëdha në këtë biznes.


Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nafta është një biznes shumë i vështirë dhe me marzhe mjaft të ulëta fitimi, çka bën që të jetë sektori i vetëm ku ka falimentime në masë. “Në vit falimentojnë 2-3 shoqëri të mëdha”. Aktualisht IT Oil dhe Tea Group janë dy kompani që janë në vështirësi dhe po dalin nga tregu.


Kompanitë e naftës në faliment:
1.    Kanina-petrol sh.p.k
2.    Kuqja oil sh.p.k
3.    Taci oil sh.p.k.
4.    Kuid sh.p.k.
5.    Fisheku sh.p.k.
6.    Eurodrin trading shpk


Më të lexuarat