Bilanci i Covid per 24 oret e fundit: Konfirmohen 167 raste te reja
Ministria e Shëndetësisë informon se janë 4 viktima dhe 167 të infektuar në 24 orët e fundit nga COVID-19.
Në spitale ndërkohë vijojnë të marrin trajtimin 179 pacientë, ndër të cilët 8 të intubuar. Ndërkohë edhe numri i të shëruarve ka qenë i pakët, pasi vetëm 46 pacientë arritën të fitojnë betejën me COVID-19. VIktima më e re sot ishte një 59- vjeçar nga Tirana, teksa të tjerët ishin 3 të moshuar nga Tirana, Shkodra e Lezha. Sa i përket rasteve, nga 862 testime në 24 orët e fundit, 88 rezultuan në Tiranë, 11 në Durrës teksa qytetet e tjera më pak se 10. ”Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit: Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj. Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.
Respektoni distancimin fizik
Vendoseni maskën
Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.
Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.