Shqiperia i vetmi vend ne EQL ku pagat kane rene dhe papunesia eshte rritur
Përkeqësimi i këtyre treguesve ndikon negativisht në rritjen e konsumit, që është shpresa kryesore për zgjerimin ekonomik.
Në raportin e fundit ekonomik rajonal të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të publikuar nga FMN, Shqipëria rezulton vendi i vetëm që në tremujorin e tretë të vitit 2014 ka shënuar një rritje të papunësisë dhe rënie të pagës reale, ndryshe nga pothuajse të gjitha vendet e tjera që kanë pasur tendencë të kundërt, pra ulje të papunësisë dhe pagës reale.
Shqipëria shfaqet e “vetmuar” në grafikun e publikuar nga FMN, i cili tregon Pagat reale dhe ndryshimin në papunësi, T 3, 2014 (shiko grafikun në fund). Të gjitha vendet, me përjashtim të Bullgarisë dhe Shqipërisë kanë shënuar një rritje të pagës reale. Ndërkohë, Shqipëria është i vetmi shtet, që rezulton me një rritje të lehtë të papunësisë.
Për të gjithë rajonin, raporti thekson se rënia e papunësisë, pagat më të larta reale dhe përmirësimi i rritjes së kredisë për konsumatorët kanë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të konsumit privat në pjesën më të madhe të vendeve të Baltikut, Europës Qendrore e Lindore dhe Europës Juglindore./Monitor=