Secondary Adv

920 mln dollare investime ne energjetike deri ne 2020

 

Deri në vitin 2020, investimet publike në infrastrukturën energjetike do të kapin vlerën e 420 milionë dollarëve, ndërsa ato në sektorin e prodhimit të energjisë dio të shkojnë në 500 mln dollarë.


Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ftoi të mërkurën investitorët turq që të investojnë në energji, miniera dhe për zhvillimin e tregut të ri të gazit në Shqipëri, si fusha që paraqesin shumë interes.
 “Shqipëria deri në vitin 2020 do të ketë mbi 420 milion $ investime publike në infrastrukturën publike, përfshirë edhe shpërndarjen dhe besoi me ritmin që kemi mbi 500 mln $ do të investohen në sektorin privat të prodhimit të energjisë elektrike, pasi një pjesë e projekteve janë duke u zhvilluar, por priten edhe projekte të tjera të maturohen në vitet në vijim”, tha Gjiknuri.


Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron vizitën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Tayyp Erdogan në Tiranë, grupi i investitorëve turq zhvilloi sot një takim me ministrin Gjiknuri për t’u njohur me mundësitë për investime në vendin tonë.
Gjatë takimit me investitorët nga Turqia ministri Damian Gjiknuri ftoi biznesin të investojë në Shqipëri si në fushën e energjisë edhe në atë të gazit,dhe tha se përvoja Turke sidomos në energjetikë është e domosdoshme për vendin tonë.


“Turqia është një vend që ka një zhvillim jashtëzakonisht të madh në fushën e energjisë, sidomos në investimet në hidrocentrale dhe ka shoqëri të konsoliduara me projekte të mëdha dhe eksperienca e tyre dhe kapitali mund të jetë shumë e vlefshme edhe për rastin e Shqipërisë dhe zhvillimet që ne duam të ndërmarrim në fushën e hidroenergjisë”, tha Gjiknuri.


Më të lexuarat