Secondary Adv

12 trilione dollare humbje ne bote nga Covid: Shqiperia renie mbi 5 per qind

Pandemia COVID-19, deri më tani ka shkaktuar miliarda euro humbje në mbarë botën. 

 

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga fillimi i krizës, e deri në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do të përballet me një humbje prej rreth 12 trilionë dollarësh. “Jemi në një krizë që ka sjellë dhimbje dhe vuajtje të pamatshme për njerëzit kudo që ndodhen. Ne nuk mund ta masim vuajtjen, por mund të matim ndikimin ekonomik. Në terma ekonomikë, ne vlerësojmë se ekonomia botërore parashikohet të përballet me një humbje kumulative prej më shumë se 12 trilionë dollarë nga fillimi i krizës deri në fund të vitit 2021. Kjo është e barabartë me prodhimin vjetor të kombinuar të zonës së euros. 

 

Është një humbje dramatike”, thuhet në fjalën e drejtueses menaxhuese të FMN Kristalina Georgieva. FMN për Shqipërinë ka parashikuar një rënie ekonomike mbi 5%, ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 8 muaj të ardhurat e munguara në buxhet përllogariten 280 milionë euro. Pavarësisht këtyre të dhënave drejtuesja menaxhuese e FMN thotë se tashmë situata është përmirësuar lehtë, madje në një video të shpërndarë ajo këshillon politik-bërësit që krizën ta përdorin për të krijuar sisteme të forta për përballuar kriza të tjera që mund të vijnë në të ardhmen./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat