Secondary Adv

Anketimi: Mbi 57 per qind e fasonerive nuk kane likuiditet, te ardhurat ne renie

Biznesi fason nuk i konsideron mbështetje dy garancitë sovrane të miratuara nga qeveria në vlerën e 26 miliardë lekëve.

 

Të dhënat e një anketimi të kryer nga Pro-Eksport Albania tregojnë se përdorimi i këtyre dy linjave sovrane ka qenë në nivel minimal. Mbi 56% e fasonerive janë përgjigjur se nuk i shohin si mbështetje këto paketa, ndërsa 29.5% e tyre pohojnë se ishin pozitive. Në mungesë të likuiditetit për të paguar punonjësit, rreth 32% e biznesit fason ka aplikuar për të marrë garancinë e parë për të shlyer detyrimet nga të punësuarve, ndërsa 67.9% nuk kanë aplikuar. Ndërkohë sa i takon linjës së dytë të kredisë sovrane për të aplikuar vetëm 7.7% e bizneseve fason, pjesa tjetër nuk e kanë shfrytëzuar si mundësi pasi sipas tyre interesi ishte shumë i lartë. 

 

Si pasojë e situatës së krijuar dhe mungesës së tregtisë për shkak të mbylljes së shumë ekonomive të huaja me të cilat Shqipëria bashkëpunon,57.7% e fasonerive thonë se kanë mungesë likuiditeti, nuk kanë kontrata të reja, nuk mund të bëjnë investime në infrastrukturë si dhe kanë të ardhurat në rënie. Fasoneritë e veshjeve nuk e ndërprenë plotësisht prodhimin në pandemi pasi nisën të prodhonin maska, dhe sipas të dhënave 79% e fasonerive do të diversifikojnë prodhimin, pra do të përshtaten me nevojat e tregut./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat