Secondary Adv

OSHEE njofton nderprerje energjie ne Tirane: Ja zonat pa drita gjate kesaj jave

OSHEE njofton se me fillimin e javës së ardhshme do të ketë stakime energjie në disa zona të Tiranës.

 

Për shkak të remontit të planifikuar në NST ”Uzina Dinamo” disa zona të kryeqytetit nga ora 09:00- 13:00, për 4 orë nuk do të kene energji elektrike. Stakimet sipas njoftimit, fillojnë të hënën dhe përfundojnë të premten. Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit. Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathire, Kodra e Kuqe të martën dhe të mërkurën dhe të enjten. Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Boski”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.

 

NJOFTIMI NGA OSHEE

Pershendetje, Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 21-25 shtator

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

 

21 shtator

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor 

 

23 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

 

25 shtator

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe/Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat