Secondary Adv

Rritja e cmimeve gjate gushtit: Shqiperia kryeson ne listen e vendeve te Europes

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që shërben si bazë krahasimore me vendet e tjera të Europës, për gushtin fiksohet në 2.1%, tregojnë të dhënat e INSTAT. 

 

Siç vihet re qartë edhe nga tabela e Instat, Shqipëria është vendi i 5-të në Europë me rritjen më të madhe të çmimeve gjatë Gushtit, pas Hungarisë, Polonisë, Cekisë dhe Rumanisë. Mesatarja europiane ndërkohë, fiksohet në 0.4%, tregojnë të dhënat zyrtare. Ndikimin më të madh, plot 1.5 pikë përqindje nga 2.1 që është indeksi në gusht, e jep kategoria e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike. 

 

Në vendin tonë, rritja më e madhe e çmimeve, prej 4,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Komunikimi” me 0,4 %, “Shëndeti” me 0,2 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2 %./Burimi: Scan


Më të lexuarat