Secondary Adv

Tejkalohet pragu i 31 mln rasteve me Covid ne bote: Ja sa eshte numri i viktimave

Në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit ka patur rreth 250 mijë raste të reja infeksioni.

 

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të identifikuarve me koronavirus është më shumë se 31 milionë e 346 mijë kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej pandemisë ka shkuar në 965 529.  

Meksika tejkalon 700,000 raste! 33,000 pozitivë në një ditë

Meksika ka tejkaluar 700 mijë infeksione, pavarësisht se autoritetet këmbëngulin se shkalla e e pëhapjes së pandemisë  është ngadalësuar. Sipas raporteve nga Ministria Meksikane e Shëndetësisë, pothuajse 3,000 raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit teksa totali i viktimave është pothuajse 74 mijë.

 

India, mbi një mijë vdekje në 24 orë

Në 24 orët e fundit, më shumë se 75 mijë raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Indi, ku mbi një mijë njerëz kanë humbur jetën nga komplikimet që lidhen me infeksionin. Kjo është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Neë Delhi, e cila azhurnon numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në Indi në 5.5 milion dhe gati 89 mijë vdekje.

 

Rekord viktimash në Argjentinë

Argjentina regjistroi një ditë rekor përsa i përket numrit të viktimave në 24 orët e fundit që ishin 429. Tani numri i përgjithshëm i vdekejve është rritur në 13,482. Ky është numri më i lartë i atyre që kanë humbur jetën që nga goditja e fillimit të pandemisë në vendin e Amerikës së Jugut, ku masat e kontrollit kanë qenë në fuqi që nga 20 marsi, me lehtësime graduale në varësi të rajoneve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat