Secondary Adv

Europa tejkalon pragun e 5 mln te infektuarve: Ja vendet me me shume raste

Rastet e koronavirusit të konstatuara deri më tani në Europë kanë tejkaluar pragun prej 5 milionë.

 

Gjatë 24 orëve të kaluara, Gjermania regjistroi 953 të identifikuar me Covid dhe 6 viktima. Sipas autoriteteve, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 276 504 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 9487. Në Gjermani, aplikacioni që ngre alarmin për një infeksion të mundshëm të koronavirusit është shkarkuar mbi 18 milionë here. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn ky “është aplikacioni më i suksesshëm i alarmit në Evropë".

 

Në Austri, ‘Ball Opera’ e Vjenës u anulua për shkak të pandemisë Covid. Edicioni i 65-të i ngjarjes ‘par ekselencës’ duhej të zhvillohej në 11 shkurt 2021, por qeveria austriake sot vendosi ta pezullojë atë. Austria regjistroi sot 681 raste të reja Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8,258. Në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson njoftoi dje se kohëzgjatja e pritshme e kufizimeve të reja do të jetë "gjashtë muaj". Johnson specifikoi që javën e ardhshme ekzekutivi do të paraqesë në Parlament një zgjatje të legjislacionit të urgjencës të miratuar në pranverë në fazën më të mprehtë të pandemisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat