Secondary Adv

Perdorimi i makinave elektrike: ERE hap diskutimin per stacionet e ngarkimit

Në zbatim të Rezolutës së Kuvendit për 2020, ERE ka hapur diskutimin publik me palët e interesuara për përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike. 

 

Për këtë arsye, ERE i ka dërguar një shkresë Sindikatës Shqiptare të Taksive dhe 3 shoqatave që përfaqësojnë interesat e taksive, duke u kërkuar informacion mbi numrin e subjekteve që ofrojnë shërbimin taksi me automjete elektrike, interesin e këtyre subjekteve në përdorimin e kësaj teknologjie si dhe sugjerimet e tyre në këtë drejtim. Gjithashtu, në shkresë kërkohen edhe kostot financiare të përdorimit të energjisë elektrikE nga subjektetet që përfitojnë prej kësaj teknologjie, krahasuar me kostot financiare mesatare të subjekteve që përdorin lëndë djegëse. Por, pavarësisht se ERE i shikon taksistët si kategorinë që potencialisht mund të jetë përdoruesi kryesor i këtij shërbimi, nisur nga kostot financiare motivuese që kjo teknologji mund të ofrojë, Sindikata e Taksistëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj shkresës së ERE.

 

Sipas saj, “sindikata nuk është kundër teknologjive të reja, por ata dyshojnë se pas kësaj shkrese mund të fshihet detyrimi për ndryshimin e flotës së automjeteve që ata disponojnë. Gjithashtu, sindikata solli në vëmendje se janë 1239 taksi që operojnë vetëm në Tiranë me lëndë djegëse, ndërkohë që mjetet e tyre janë rinovuar në 2 vitet e fundit, ndaj shpenzimi për blerjen e automjeteve elektrike do i çonte drejt falimentimit.  Në bazë të rezolutës së Kuvendit, në përfundim të procesit të diskutimit publik, Enti Rregullator i Energjisë duhet të  p ojë edhe propozimet e nevojshme ligjore./Burimi: Scan


Më të lexuarat