Secondary Adv

Nga Permeti tek Syri i Kalter dhe Alpe: 5 pikat ku do investohet per turizmin

Qeveria parashikon ndërhyrje në 5 pika turistike me fokus rrugët, përmirësimin e plazheve dhe rikualifikimin urban apo përmirësimin e aksesit në shërbime.

 

Janë të paktën pesë projekte konkrete për ndërhyrje ku secila ka specifikën e vet dhe që përfshijnë zonën e Përmetit, Plazhin e Divjakës e deri tek Syri i Kaltër  apo Alpe. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri me dije se po kërkon një mbikëqyrjes që do të shohë nga afër këto projekte duke detajuar specifikat e secilit. Kështu objekte të shërbimit të mbikëqyrjes janë: Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet – Carshovë, po kështu ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në Zonën e Plazhit-Divjakë.

 

Projekti i tretë është ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në Zonën e Plazhit-Palasë-Dryhmades. Së katërti ndërhyrje e Integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve Shqiptare. Së pesti ndërhyrje e Integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Syrit të kaltër. 

 

“Afati i realizimit të supervizionit të punimeve do të jetë i njëjtë me afatin e realizimit te punimeve nga shoqëria ndërtimore e cila do të zbatojë punimet si dhe inspektimet gjatë periudhës 2 vjeçare të garancisë kur kërkohet nga investitori” nënvizon FSHZH në dokumente. Fondi limit për këtë shërbim është 72 milionë lekë ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është vendosur data 19 tetor 2020./Burimi: Monitor


Më të lexuarat