Ne 2016 nis projekti per linjen e interkonjeksionit me Maqedonine
Vitin që vjen pritet të nisë projekti i interkonjëksionit me Maqedoninë, që do të ketë pikën fundore në vendin tonë në bregdetin e Fierit. Kjo linjë që do të lidhet me rrjetin e interkonjeksionit me Bullgarinë, hap mundësi konkrete për investime për rrjetin me Italinë.
Ndërsa nevojat e importit të energjisë janë ende për 35-40%, bashkë me ndërtimin e objekteve të tjera për prodhimin e energjisë, Shqipëria synon interkonjeksione të tjera me vendet fqinje, mes të cilave edhe me Italinë.Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se përvec lidhjes prej vitesh me Malin e Zi, po punohet për linjën e interkonjeksionit me Kosovën, ndërsa po riaktivizohet projekti i rëndësishëm për lidhjën nënujore me Italinë. Krijimi i një zinxhiri lidhës mes vendeve të rajonit shërben si mundësi që prodhimet e tepërta të energjisë, të dalin jashtë konsumit të tregut shqiptar, ndërsa krijohen lidhjet me rrjetin europian të energjisë.
Nisur nga potencialet e mëdha hidrike që ka Shqipëria, parashikohet që deri në vitin 2020, sistemi elektroenergjetik të arrijë në një fuqi të instaluar rreth 2000 megavat, nga 1400 megavat të instaluar, prej të cilave mbi 300 hidrocentrale janë private, një pjesë në ndërtim e sipër, ndërsa kapacitetet janë për mbi 1000 të tjera. /ATSH