Secondary Adv

Me shume se 1 mln vdekje nga Covid ne bote: Parisi drejt alarmit maksimal

Në të gjithë botën numri total i viktimave nga koronavirusi ka tejkaluar 1 milion e 6 mijë kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 33 milionë e 579 mijë.

 

Në bilancin e pandemisë SHBA kryeson përsa i përket rasteve të infeksionit dhe vdekjeve, me më shumë se 7 milionë e 362 mijë të prekur dhe rreth 210 mijë vdekje, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia. Francë, Parisi afër "alarmit maksimal". Situata epidemiologjike në Paris po përkeqësohet dita ditës dhe shifrat e kryeqytetit po e çojnë atë drejt ‘alarmit maksimal’. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar se ende nuk është vendosur asgjë në drejtim të shtrëngimit të masave por kufizimet janë shtrirë vetëm në drejtim të reduktimit të shërbimit në bare dhe restorante, numrit të kufizuar të njerëzve në palestra dhe eventet publike.

 

Deri më tani, në Ile-de-France (rajoni i kryeqytetit) incidenca është 156.8 raste për 100,000 banorë, një nivel që shkon në 254 / 100,000 vetëm për qytetin e Parisit, i barabartë me dy herë e gjysmë mbi mesataren e vendit. Në Francë sot gjatë 24 orëve të fundit 4070 të identifikuar pozitiv dhe 81 viktima. Sipas të dhënave të Ëorldometers në Francë numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është rritur në 542,639 kurse totali i viktimave është 31,808. Spanja ka regjistruar 59 viktima dhe 2425 raste të reja të identifikuar me Covid. Sipas autoriteteve spanjolle, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 748,266 për një total viktimash prej 31,411. 

 

Britania e Madhe regjistroi më shumë se 4000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4044 të identifikuar të prekur nga Covid dhe 13 vdekje. Sipas autoriteteve, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në vend ka patur 439 013 të prekur nga koronavirusi dhe 42 001 viktima. Gjermania raportoi 1148 të prekur nga koronavirusi dhe 5 vdekje. Sipas të dhënave nga Worldometers, totali i pozitivëve në vend është 287,786 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 9539. "Bota ka arritur një moment historik shqetësues, humbjen e një milion jetëve nga koronavirusi. Eshtë një numër tronditës, por asnjëherë nuk duhet ta harrojmë çdo jetë të vetme.

 

Ata ishin baballarë dhe nëna, gra dhe burra, vëllezër dhe motra, miq dhe kolegë ". Kjo u deklarua nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, duke nënvizuar se" dhimbja u shumëfishua nga egërsia e kësaj sëmundjeje. "Megjithatë, ne mund ta fitojmë këtë sfidë, por duhet të mësojmë nga gabimet". Sekretari i Përgjithshëm theksoi gjithashtu se në këtë situatë  janë të rëndësisëm shkenca dhe lidershimi dhe se dezinformimi vret. "Gara e vaksinave vazhdon" por ne duhet "të bëjmë pjesën tonë për të shpëtuar jetë. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se e ardhmja jonë bazohet në solidaritet, si njerëz të bashkuar dhe si Kombet e Bashkuara"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat