Secondary Adv

Ministria e Arsimit njofton: Viti i ri akademik fillon ne 2 nentor

Viti i ri akademik 2020-2021 për institucionet e arsimit të lartë do të fillojë më 2 nëntor.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur urdhërin për caktimin e datës dhe ka caktuar pikërisht ditën e dytë të muajit nëntor. Po ashtu ministrja i kërkon IAL-ve të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse. Ndërkohë ky do të jetë viti i parë akademik që fillon në kushte pandemie, pasi ai paraardhësi filloi normalisht por përfundoi në kushte pandemie./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat