Secondary Adv

Kater ligje te reja per zhvillimin e bizneseve ne Shqiperi

 

Brenda muajit pritet të miratohet në Kuvend një paketë me 4 ligje me ndryshimet e tyre, qe krijojnë më shumë lehtësira për investimet vendase dhe të huaja.

 

Projektligji i investimeve strategjike

Burime nga ministria e Zhvillimit Ekonomik bëjnë të ditur se p/ligji i investimeve strategjike afron për cdo investitor garancinë juridike dhe mbështetjen në kohën më të shpejtë për punën e administratës publike.


Projektligji për turizmin

P/ligji i dytë është për turizmin, që afron lehtësi proceduriale dhe terrene shtetërore për 99 vite me 1 euro përmes tenderave ndërkombëtarë, që synojnë zhvillimin gjithë vjetor të turizmit. Bashkë me ligjin, do të ofrohet dhe një paketë për mbështetjen e turizmit për t’a bërë turizmin shqiptar kompetitiv, duke ofruar lehtësi proceduriale dhe ato fiskale.


Projektligji për koncesionet me partneritet publik-privat

Ndryshimet në ligjin e Koncesioneve lidhen me partneritetin publik-privat, ku parashikohet përgjysmimi i kohës nga 300 ditë për një procedurë koncesioni që është sot, në 150 ditë si dhe ofrimi i bonusit për ofertat e pa kërkuara, duke hequr ofertat minimaliste, duke ofruar garanci maksimale juridike, një instrument i fuqishëm për sektorin privat, që lehtëson buxhetin e shtetit.


Projektligji për zonat e lira ekonomike

P/ligji i katërt është ai për zonat e lira ekonomike, që do të ketë një zonë doganore ku çdo gjë do të trajtohet për eksport. Lehtësia fiskale parashikon që në 5 vitet e para, të paguhet gjysma e 15% të tatim-fitimit, ndërsa nuk do të ketë taksë për infrastrukturën, apo për transferimin e pronës.
Synohet që të gjithë sipërmarrjet brenda zonës së lirë ekonomike, të kenë mundësi që për një periudhë relativisht të gjatë të kenë ngarkesë minimale fiskale, të rrisin eksportet shqiptare dhe punësimin.


Burimet nga ministria bëjnë të ditur se gjithashtu po vijon reforma e deregullimit të tregut për të thjeshtuar dhe lehtësuar jetën e sipërmarrjes në Shqipëri. Refroma synon përmirësimin e mëtejshëm të renditjes së Shqipërisë në “Doing Business”, e cila vjet nga vendi i 108-të kaloi në 68, me një përmirësim 40 vendes


Më të lexuarat