Secondary Adv

Bashkia e Tiranes hap tenderin: Sheshi i Mozaikut drejt ndryshimit, ja projekti

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për “Rehabilitimin e hapësirave publike pranë Mozaikut”. 

 

Tenderi i shpallur ka një fond limit 36 milionë e 839 mijë lekë dhe ofertat duhet të dorëzohen deri me 2 nëntor 2020. Hapësira që propozohet për rikualifikim ndodhet midis rrugës “Sandër Prosi” dhe rrugës “Mihal Ciko”, pranë Mozaikut të Tiranës i cili është Monument Kulture. Sheshi karakterizohet nga një terren me një pjerrësi të lehtë. Projekti është zhvilluar në mënyrë të tillë, ku hapësira e sheshit ekzistues do të zgjerohet duke eliminuar rrugën e kalimit të automjeteve (ndërmjet hyrjes së Mozaikut të Tiranës dhe pallatit 9 katësh) dhe do të jetë në fuksion të kalimtarëve duke u trajtuar si një hapësirë e vetme.

Rruga “Sandër Prosi” do të jetë e aksesueshme nga automjetet me një sens e cila në fillim të sheshit ka dalje edhe te rruga ‘Mihal Ciko’ me një sens kalimi dhe njëkohësisht edhe te rruga “Naim Frasheri” e cila është me dy sense levizjeje për të lehtësuar fluksin e lëvizjeve. Rruga “Mihal Ciko” ka hyrje -dalje me trafik të kufizuar pranë sheshit që vijon te parkimi i nëndheshëm i pallatit 9 katesh pranë mëngjezores. 

 

Sheshi do të ketë në brendësi të tij fuksione dhe tipologji të një hapësire rekreative për të gjitha grupmoshat; në fokus mosha e tretë, fëmijët dhe turistët. Gjithashtu do jete edhe aksi I vazhduar për kalimtarët e rastit. Në fasadën e pallatit me kënd shikimi nga rruga “Sandër Prosi” do të jetë i shkruar emërtimi i monumentit “Mozaiku i Tiranës”,kjo gjë do e bëje më të evidentueshëm dhe do t’i japë potencialin e duhur sheshit dhe monumentit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat